Lidhje

Hezbollah refuzon propozimin e qeverisë së Libanit për bisedime


Grupi ekstremist libanez Hezbollah refuzoi një propozim të qeverisë për të zhvilluar bisedime për të ndalur dhunën e kohëve të fundit në Bejrut.

Stacioni televiziv al-Manar i Hezbollahut citoi një burim të opozitës i cili rezuzoi idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit me përjashtim të atyre të propozuara nga udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Të paktën 7 vetë u vranë dhe 20 u plagosën në përleshjet mes Hezbollahut dhe përkrahësve të qeverisë dje në Bejrut.

Luftimet u intensifikuan dje pasi kreu i Hezbollahut, Nasrallah, tha se operacionet e qeverisë libaneze ndaj aktiviteteve të grupit të tij ishin “deklaratë lufte”.

Dhuna shpërtheu të mërkurën kur grupi Hezbollah thirri një grevë anti-qeveritare të punëtorëve në Bejrut pasi qeveria kërkoi me këmbëngulje që ky grup ekstremist shiit të shpërndante ttjerin e tij privat të komunikacionit.

Anëtarët e Hezbollahut bllokuan rrugët që çojnë në aeroportin ndërkombëtar, duke shkaktuar anullimin e fluturimeve. Edhe ushtria ngriti barikada nëpër rrugë për t’i mbajtur protestuesit larg ndërtesave qeveritare.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Hezbollahut t’i japë fund aktiviteteve sabotuese në Liban. Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se Hezbollahu duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë parti politike apo organizatë terroriste. //iç//

XS
SM
MD
LG