Lidhje

"Jemi simbol miqësie e partneriteti," thotë ambasada e SHBA në Shkup


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup hodhi poshtë si të pabaza disa njoftime që thonë se qeveria amerikane ka në plan të blejë tokë në lagjen Topana të komunës së Çairit.

Misioni amerikan tha në një komunikatë për shtyp se ambasada nuk do të zhvendosë askënd dhe se ndërtesa e re që po ndërtohet në Gradishtë është plotësisht e mjaftueshme për nevojat e tij.

Ambasada e re amerikane, thuhet në komunikatë, do të jetë simbol i miqësisë dhe i partneritetit me Maqedoninë. Kjo ambasadë, thuhet aty, përfaqëson një investim të madh të Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe është shprehje e besimit në të ardhmen e vendit si shtet i pavarur, i njësuar dhe shumëetnik.//lk

XS
SM
MD
LG