Lidhje

Pishtari olimpik për herë të parë në Korenë e Veriut


Pishtari Olimpik përshkoi për herë të parë Korenë e Veriut i shoqëruar me një paradë dhe pa protesta. Udhëheqësi koreanoverior, Kim Xhong Il nuk mori pjesë në ceremoni. Kryetari i Parlamentit, Kim Jang Nam, ia dorëzoi pishtarin vrapuesit të parë, ish futbollistit Pak Du Ik, pjesmarrës në Kampionatin Botoror të Futbollit në vitit 1966.

Dhjetra mijëra vetë kishin dalë në rrugën prej 20 kilometrash, për të përshëndetur kalimin e pishtarit dhe 80 atletët që e mbanin atë. Pishtari Olimpik ka shkaktuar protesta të shumta në një numër qytetesh të botës, gjatë rrugës për në Pekin.

Protestuesit kanë dënuar qëndrimin e Kinës ndaj të drejtave të njeriut dhe shtypjen e demonstrimeve të murgjve budistë në Tibet. //ad//

XS
SM
MD
LG