Forcat turke ndërmorën një seri sulmesh kundër bazave të dyshuara të rebelëve kurdë në Irakun verior.
Ushtria e Turqisë tha se aeroplanët dhe artileria e saj sulmuan baza të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit përgjatë kufirit të Turqisë me Irakun. Operacionet filluan dje vonë dhe vazhduan deri sot. Burimet kurde thanë se nuk pati viktima mes forcave rebele. Sulmet ishin më të fundit në serinë e sulmeve të Turqisë këtë vit kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun verior.
Turqia e akuzon këtë grup rebel se i përdor bazat në atë rajon për të ndërmarë sulme. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka luftuar për autonomi për gati 25 vjet. Mbi 30 mijë veta kanë humbur jetën nga aktet e dhunës. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e cilësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si një grup terrorist. //rd//