Papa Benedikti i XVI i dha fund vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me një meshë në stadiumin Janki të bejzbollit në Nju Jork. Me të mbërritur në stadium ai u prit me ovacine të stuhishme nga të pranishmit që valvisnin shami me ngjyrat e Vatikanit, të bardhë dhe të verdhë.
Papa bëri thirrje për unitet mes katolikëve dhe vlerësoi traditën e lirisë fetare në Shtetet e Bashkuara. Benedikti i XVI foli edhe në spanjisht, duke njohur kështu faktin e rritjes së numirt të spanjsht folësve katolikë në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg ishte mes politikanëve që morrën pjesë në meshë. Zoti Blumberg vlerësoi gatishmërinë e Papës për të diskutuar skandalin e abuzimit seksual të kohëve të fundit të Kishës Katolike në Amerikë.
Më herët dje, Papa u lut dhe bekoi viktimat dhe ekipet e shpëtimit në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Benedikti i XVI mbajti një ceremoni lutjesh në Manhatan ku ngiheshin dikur Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Ai u takua më pas me disa nga ata që mbijetuan dhe me anëtarë të familjeve të viktimave. //iç//