Në Shqipëri, dy variantet e mbështetura nga demokratët e që do të diskutohen në parlament për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, shtynë sot socialistët të kërkojnë nga kryeministri Sali Berisha që të qartësojë qëndrimin zyrtar të partisë së tij.
Ata thanë se dyshojnë se pas kësaj mund të fshihet përpjekja për të hedhur në erë ndryshimet kushtetutese e kryesisht ato që lidhen me reformën elektorale.
Por kryeministri Berisha u përgjigj menjëherë duke konfirmuar se mbështet vetëm variantin e zgjedhjes së presidentit në parlament edhe me shumicë të thjeshtë votash. //rd//