Ministrat e drejtësisë të Bashkimit Evropian ranë dakord të forcojnë ligjet kundër terrorizmit dhe ta konsiderojnë krim përdorimin e internetit për të nxitur dhunën.
Në një deklaratë që bënë sot, ministrat thanë se ligjislacioni i ri do t’i lejojë autoritetet e rendit të kërkojnë bashkëpunimin e kompanive të internetit. Ata thanë se ligjet për terrorizmin do t’ia lehtësojnë policisë punën për identifikimin e njerëzve që publikojnë në Internet udhëzime për prodhimin e bombave dhe që stërvisin po me internet, persona që mund të bëhen terroristë.
Ministrat e drejtësisë e bënë deklaratën pas një takimi në Luksemburg. Në bazë të ligjit të ri, cilësohen si shkelje ato që quhen “provokime publike” për të përshkruar hapa që nxisin të tjerët për të kryer një sulm terrorist.//lk