Lidhje

Berisha: Ndryshimet kushtetuese do të miratohen në parlament


Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese, vecanërisht ato të kërkuara nga partia demokratike për presidentin, mocionet ndaj kryeministrit dhe mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm po e mbajnë të ndezur situatën politike. Kundërshtimet edhe në radhët e demokratëve bënë që sot kryeministri të thërrasë kryesinë e partisë së tij e të deklarojë se ndryshimet do miratohen në parlament. Ndërkohë përfaqësues të partive të vogla takuan presidentin Bamir Topi i cili gjithashtu ka qenë kritik për mënyrën se si po ndrëmerren këto nisma. //bsa//

XS
SM
MD
LG