Lidhje

SHBA shprehin shqetësim rreth planeve ruse në Abkazi dhe Osetinë Jugore


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara tha se Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar për planet e Rusisë për të vendosur përfaqësi në dy republikat separatiste gjeorgjiane pa miratimin e Gjeorgjisë.

Zalmai Kalilzad u tha gazetarëve dje se synimet e Rusisë do të minonin mbështetjen e saj për integritetin territorial të Gjeorgjisë. Ai tha gjithashtu se ky qëndrim do të binte në kundështim me statusin e Rusisë si një faktor paqeje në rajon.

Zoti Khalilzad i bëri thirrje gjithashtu Abkazisë të konsiderojë ofertën e Gjeorgjisë për autonomi të zgjeruar, si dhe për një rol madhor në qeverinë qëndrore si pjesë të një marrëveshje të negociuar me Tbilisin.

Zyrtarët abkaz kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë më pak se pavarësia.

Abkhazia dhe Ossetia Jugore, dy rajone separatiste pro-ruse, shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia në fillim të viteve 1990, duke nxitur luftë.

Gjeorgjia akuzon paqeruajtësit rusë për inkurajimin e separatistëve.

Dje, Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjati misionin paqeruajtës në Abkazi për gjashtë muaj të tjerë. (ze)

XS
SM
MD
LG