Lidhje

Mbipesha dobëson mbrojtjen nga infeksionet; Reumatizma shqetëson jo vetëm të moshuarit


Mbipesha dobëson mbrojtjen nga infeksionet

Shkencëtarët kanë gjetur një tjetër arsye për të luftuar mbipeshën trupore. Gjatë eksperimenteve me minj në laborator, ata vunë re se mbipesha e tepruar pakëson aftësinë e organizmit për të përballuar infeksionet.

Për të luftuar infeksionin, duket se nevojitet rënia nga pesha. Gjenetisti Salomon Amar pranë universitetit të Bostonit e lidh mbipeshën trupore me dobësimin e aftësisë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Ai arriti në këtë përfundim duke ekzaminuar imunitetin e organizmit të minjëve mbipeshë. Këto kafshë që iu nënshtruar një diete me tepër yndyrë, kur u injektuan në gjak me një mikroorganizëm e patën të vështirë ta eleminonin mikrobin.

Doktor Amari shqyrtoi, inflamacionin; skuqje, fryrje, ënjtje, të cilat përbëjnë përgjigjen e organizmit ndaj infeksionit. Në këtë rast u vu re një përgjigje jo e mjaftueshme për të luftuar infeksionin dhe inflamacioni zgjat më shumë.

Siç shkruan edhe në studimin e botuar në buletinin e akademisë amerikane të shkencave, doktor Amari thotë se kohëzgjatja e skuqjes, plagës, apo enjtjes gjithashtu nuk është mirë për trupin. Ai shton se tani po punohet për të kuptuar se çfarë e shkakton këtë reagim të ngadaltë të organizmit ndaj mikrobit. Doktor Amari thotë se ka disa shenja që tregojnë se dietat të pasura me shumë yndyrna duket se e bëjnë trupin më tolerues ndaj mikroorganizmave që shkaktojnë infeksione. Ai mendon se ekzistojnë të dhëna se mekanizmi nëpërmjet organizmi ndjehen praninë e baktereve është i njëjtë me mekanizmin që sinjalizon organizmin për praninë e dietës me shumë yndyrna.

Synimi i ardhshëm i doktor Amarit është për të zbuluar nëse me rënien nga pesha, edhe sistemi imunitar i organizmit mund të kthehet në gjendjen normale.

Reumatizma shqetëson jo vetëm për të moshuarit

Kur një person preket nga rumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qëndra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor per ata që punojne. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon.

Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të pafatësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmën si kufizueze të veprimtarive për të moshuarit. Por një studim i ri i kryer nga qëndra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe per ata qe punojne.

Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 përqind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 përqind.

Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

XS
SM
MD
LG