Lidhje

FMN: Humbjet nga kriza e kredive në SHBA deri në $945 miliardë


Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se humbjet mbarë botërore nga kriza e kredive të shtëpive në Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë deri në 945 miliardë dollarë ndërkohë që ky efekt po përhapet në mbarë ekonominë globale.

Agjencia e lajmeve të financave Bloomberg mendon se deri tani bankat dhe institucionet financiare kanë shënuar vetëm një pjesë të kësaj humbjeje që aktualisht qëndron në 232 miliardë dollarë, por thotë se kjo krizë mund të thellohet edhe më tej.

Kriza e kredive të shtëpive ka goditur rëndë tregun amerikan të shtëpive dhe një raport i publikuar nga Shoqata Kombëtare Shitblerjes së Shtëpive thotë se kjo krizë pritet të vazhdojë.

Ky raport njofton se numri i shitjeve të shtëpive në muajin shkurt ra për 2 përqind. Kjo rënie e sjell nivelin e shitjes së shtëpive në më të ulëtin që kur kjo organizatë filloi të mbajë shënimet për këto lloj shitjesh në vitin 2001. //bsa//

XS
SM
MD
LG