Komisionet qeveritare të Kosovës dhe Maqedonisë u takuan më 1 prill për herë të parë për të filluar procesin e shënimit të vijës kufitare ndërmjet dy vendeve. Një marrëveshje e vitit 2001 e arritur ndërmjet Shkupit dhe Beogradit i lë Maqedonisë disa mijëra hektarë tokë të Kosovës. Marrëveshja ka nxitur zemërimin e banorëve të zonës. Një ndër këto fshatra të prekura nga marrëveshja është fshati Debëllde i komunës së Vitisë në Kosovën lindore.