Lidhje

Izraeli pranon të heqë disa postblloqe në Bregun Perendimor


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka arritur një marrëveshje për heqjen e disa kufizimeve ndaj palestinezëve në Bregun Perendimor.

Izraeli bëri sot të ditur se do të heqë 50 postblloqe të përkohshme dhe një të përhershëm të cilët kufizojnë udhëtimin e palestinezëve për në qytetet kryesore të Bregut Perendimor.

Izraeli gjithashtu ra dakord të lejojë qeverinë e presidentit Mahmud Abas të dërgojë 700 policë dhe makina të blinduara në qytetin e Xheninit. Palestinezët premtuan se do të rrisin sigurinë në Xhenin megjithëse Izraeli do të mbajë përgjegjësinë e përgjithshme në këtë rajon.

Ministri i Mbrojtjes i qeverisë izraelite Ehud Barak dhe kryeministri palestinez Salam Fajad ranë dakord për këta hapa në një takim me sekretaren e shtetit Rajs në Jerusalem.//IB

XS
SM
MD
LG