Lidhje

Nimetz: Propozim i ri Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit 


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz tha se i ka dorëzuar një propozim të ri zyrtarëve të Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër lidhur me përdorimin e emrit Maqedoni.

Zoti Nimetz tha pas bisedimeve që pati dje në Nju Jork se plani i ri përbën një “kompromis të arsyeshëm."

Ai nuk dha hollësi dhe tha se do t’u japë të dyja qeverive kohë për ta studiuar propozimin. Ai tha se për mendimin e tij, propozimet që kishte bërë në të kaluarën për këtë çështje kishin qenë të paanëshme dhe të ndershme.

Maqedoni është emri i ish republikës jugosllave dhe njëkohësisht një rajon historik i Greqisë veriore.

Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë ftesën e mundëshme në samitin e Bukureshtit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ajo thotë se të lejosh këtë vend të përdorë emrin Maqedoni nënkupton një pretendim territorial ndaj Greqisë.

Maqedonia e mohon këtë dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO. //ii

XS
SM
MD
LG