Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni vendosi sot të kthehet përsëri në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Vendimi ka pasuar një takim midis këtij të fundit dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Sipas zyrtarëve të dy partive është rënë dakord për formimin e grupeve të punës që do të shqyrtojnë kërkesat e partisë shqiptare.
Para dy javësh partia shqiptare ia paraqiti gjashtë kërkesa kryeministrit që kishin të bënin me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, por zoti Gruevski nuk i përfilli ato. //rd//