Kosova është shprehur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë me të gjitha kapacitetet e saj, pas ngjarjes tragjike në Gërdec.
Qeveria e Kosovës ka mobilizuar të gjitha ministritë e saj për të ofruar ndihmë për shtetin shqiptar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shprehin solidaritetin e duhur në këtë rast. Me qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur ftesës së institucioneve të Kosovës për të dhuruar gjak për të lënduarit në Shqipëri.
Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut është ende në gjendje emergjente dhe njofton se është e gatshme për të dërguar në Tiranë sasi të mjaftueshme gjaku. Ministria e Shëndetësisë ndërkaq ka shprehur gatishmërinë e saj për të vënë në dispozicion të gjitha burimet për t'i ardhur në ndihmë njerëzve në Shqipëri.
Edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë ofruar ndihmë. Autoritetet ndërkaq, kanë ngushëlluar për viktimat e kësaj tragjedie, duke uruar që qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë forcat për të përballuar pasojat e tragjedisë.
Një pikë grumbullimi për gjak është hapur në Dibër të Madhe të Maqedonisë për nevojat e spitaleve të Shqipërisë. Pika do të qendrojë e hapur deri në ora tetë të mbrëmjes. Shumë dibranë shkuan mbëmë në Peshkopi për të dhuruar gjak. Një pikë tjetër për dhurim gjaku u hap edhe në spitalin ushtarak të Shkupit. //rd//