Lidhje

Arrestohet nje serb i Kosovës nën akuzat per krime lufte


Një pjesëtar i komunitetit serb në Kosovë është arrestuar nën dyshimet për krime lufte, bënë të ditur zyrtarët e policisë në Kosovë. I arrestuari i cili është identifikuar si Momçillo Jovanoviç, dyshohet për përfshirje në krime lufte të kryera në rajonin e Pejës në Kosovën perëndimore gjatë vitit 1999.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhërit të një prokurori ndërkombëtar, pak orë pasi që ai ishte shoqëruar në policia, e cila kishte njoftime për përfshirjen e mundshme të tij në krime lufte që nga viti 2003.

Ai është identifikuar nga një anëtar i një familjeje të rajonit të Pejës e cila kishte ngritur padi kundër tij. Autoritetet nuk pranuan të komentojnë më shumë rreth këtij rasti. Ndjekja e krimeve të luftës në Kosovë vazhdon të trajtohet nga prokurorë e Gjykatës Ndërkombëtarë dhe kështu pritet të jetë edhe në të ardhmen.

Rreth 1800 polic;, gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë do të vendosen në Kosovë në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian dhe një nga përparësitë e punës së tyre do të jetë edhe çështja e krimeve të luftës.//lk

XS
SM
MD
LG