Lidhje

Policët serbë vazhdojnë të dorëzojnë armët


Më shumë se 100 policë serbë të shërbimit policor të Kosovës kanë dorëzuar armët dhe emblemat ndërkohë që ndarjet etnike po thellohen.

Policët u pezulluan nga detyra pasi kishin deklaruar se nuk do të shërbenin në shtetin me shumicë shqiptare. Policët thanë se do t’i raportonin vetëm policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ata u shtohen qindra policëve të tjerë serbë në Kosovë të cilët kanë refuzuar të paraqiten në punë.

Dje, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç dërgoi një protestë në Kombet e Bashkuara kundër formimit të grupi ndërkombëtar drejtues i cili do të mbikqyrë zhvillimet në Kosovë. Serbia vazhdon të thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e paligjshme. //rd//

XS
SM
MD
LG