Deputetët e Malit të Zi miratuan kandidaturën e Milo Gjukanoviçit në postin e kryeministrit të ri të vendit, si edhe programin e qeverisë së tij.
Zoti Gjukanoviç kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2006, pasi kishte udhëhequr vendin e tij deri në pavarësinë e vendit, por iu rikthye postit pasi Zeljko Sturanoviç dha dorëheqjen për arsye mjekësore. Ai vuan nga një formë e rrallë e kancerit në mushkëri.
Në fjalën e tij para parlamentit, zoti Gjukanoviç u zotua të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij dhe të ecë përpara me konsolidimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian. Megjithatë ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të deputetëve i pyetur nëse qeveria e tij do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Zoti Gjukanoviç ka shërbyer në disa mandate si kryeministër derisa u zgjodh president i Malit të Zi në vitin 1998. Ai u bë përsëri kryeministër në vitin 2003 dhe qëndroi në atë post për tre vjet. //kk//