Lidhje

Medvedev: Pavarësia e Kosovës ka rrezikuar sigurinë në Ballkan


Personi që thuajse e ka të sigurtë fitoiren në zgjedhjet presidenciale të 2 marsit në Rusi, Dimitri Medvedev, tha se pavarësia e Kosovës ka rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Zoti Medvedev, duke bërë fushatë sot në Rusinë qëndrore, tha se njohja nga vendet perëndimore e pavarësisë së Kosovës e ka vënë Evropën, siç u shpreh ai, në një situatë të vështirë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, që mbështesin pavarësinë e Kosovës, nuk përballen me të njëjtat rreziqe politike si Evropa.

Rusia, aleatja më e fortë e Serbisë, e ka dënuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se do të nxisë lëvizje separatiste gjatkë në Evropë dhe më tej. Sot, zoti Medvedev premtoi vazhdimin e përkahjes politike për Beogradin. Në një zhvillim tjetër, grupi i të drejtave të njeriut, Human Rights Watch akuzoi disa ministra serbë se e kanë përdorur pavarësinë e Kosovës për të nxitur tensionet rajonale.

Një zyrtar i Bashkimit Europian thotë se misioni i BE-së në Kosovë do të fillojë të vendoset atje javën tjetër dhe do të funksionojë në të gjithë territorin, duke përfshirë veriun e tensionuar. Me anë të një deklarate, kjo organizatë citon 5 incidente gjatë javës së kaluar, dhe i bën thirrje Beogradit që të flasë me një zë kundër trazirave në rajon. //rd//

XS
SM
MD
LG