Lidhje

Çmimet e grurit, në nivel rekord


Çmimi i grurit, për blerjet në të ardhmen u rrit këtë javë në gati pikën më të lartë, ndërkohë që blerësit po mundohen të sigurojnë furnizimet e tyre nga vendet prodhuese. Kombinimi i motit të keq, rritja e kërkesës globale dhe ngadalësimi i eksportit të grurit në vendet prodhuese, ka bërë që çmimi i grurit të tejkalojë dyfishin e atij që ishte vitin e kaluar. Si për ta keqësuar situatën, rritja e kërkesës për biokarbure nga drithërat do të thotë se fermerët po mbjellin më pak grurë. Për konsumatorët kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet.

Pam Weeks thotë se mielli po bëhet një mall gjithnjë e më i shtrenjtë. "Është e pabesueshme sesi çmimi i miellit u ngrit brenda natës, në kuptimin e plotë të fjalës", thotë Pam, pronare e një furre buke.

Vetëm pak javë më parë, një thes me 23 kilogram miell kushtonte 15 dollarë. Sot, çmimi është gati 40 dollarë. "Po përpiqemi të gjejmë mënyra për të përballuar situatën, por ka arritur në një pikë nuk nuk kemi ç’të bëjmë. Do të rrisim çmimet".

Kërkesa në rritje për grurë në vendet në zhvillim përmendet si shkaku i ngritjes së çmimeve. Nga ana tjetër kërkesa për energji alternative, po ushtron trysninë e saj duke ulur sasinë e ofertës. Fermerët po mbjellin më pak grurë për të lënë vend për misër nga i cili prodhohet etanol.

Dhe ndërsa rezervat amerikane janë më të ultat në 60 vjet, fermeri nga Kansasi Joe Kejr thotë nuk ka patur kurrë një kohë më të përshtatshme për të mbjellë grurë. "Është e çuditshme të shohësh ku kanë shkuar çmimet. Nuk kanë qënë kurrë kaq të larta".

Çmimet e larta të grurit kanë thuajse dyfishuar çmimin e makaronave. Një bukë do të kushtojë 20 cent më shumë. Ekonomistët thotë se çmimet e larta po çojnë në një ritëm më të shpejtë të inflacionit të mallrave ushqimore në gati 15 vjetë.

Analisti Vic Lespinass: "Për sa kohë që do të vazhdojë kjo kërkesë e fuqishme nga jashtë, për sa kohë që krëkesa për etanol të rritet me shpejtësi, nuk shoh ulje çmimesh në ndonjë kohë të afërmt". Rritja e çmimeve po ndjehet në mbarë botën, ndërsa blerësit e huaj po marrin furnizimet nga vendet prodhuese të grurit, si Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani, vende të cilat po eksportojnë grurë me një nivel rekord. //rd//

XS
SM
MD
LG