Lidhje

Kandidatët për çmimin Nobel të paqes


Instituti Nobel i Norvegjisë thotë se gjithësej 197 kandidatë, ndër të cilët përfshihet edhe një gjuhë artificiale, konkurojnë këtë vit për Çmimin Nobel të Paqes.

Zëdhënësi i Institutit Geir Lundestad nuk identifikoi ndonjë prej kandidatëve. Por shpesh ata që propozojnë një individ të caktuar për këtë çmim, e bëjnë të ditur personin që kanë propozuar. Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika dhe gjuha Esperanto janë në këtë listë.

Dy politikanë zviceranë propozuan kandidimin e Esperantos për Çmimin Nobel të Paqes. Kjo gjuhë artificiale u krijua në vitin 1887 si një mjet për komunikim ndërkombëtar. Ministra dhe anëtarë të parlamentit algjerian emëruan zotin Bouteflika. Ish-Presidenti sovjetik Mikhail Gorbachov emëroi ish-kancelarin gjerman Kohl. Vetë zoti Gorbachov e fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1990.

Lista e kandidatëve për vitin 2008 përfshin 33 organizata dhe 164 individë. Çmimi jepet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të tij Alfred Nobel. //rd//

XS
SM
MD
LG