Një avion pasagjerësh që punon me një përzierje bio-karburantesh fluturoi sot nga Londra për në Amsterdam, një përpjekje e parë kjo për të treguar se karburante të tillë prodhojnë më pak dioksid karboni se sa karburantet që përdorin zakonisht avionët reaktivë.
Avioni i tipit jumbo i kompanisë Virgin Atlantic u nis nga aeroporti Heathrow i Londrës në mesditë pa udhëtarë në bord. Avioni përdorte një përzierje të vajit Babassu, i nxjerrë nga frutat e pemës Babassu dhe të vajit të nxjarrë nga arra e kokosit.
Presidenti i kompanisë Virgin Atlantic, Richard Branson e vlerësoi fluturimin si një sukses të madh për industrinë e aviacionit dhe tha se kjo provon se ekzistojnë alternativa për karburantet tradicionale që përdorin avionët. Megjithatë një zëdhënës i kompanisë tha se do të duhen javë për të analizuar të dhënat e marra nga fluturimi. //rd//