Lidhje

SHBA: Mekejn dhe Obama përforcojnë pozitat drejt emërimit të partive të tyre


Kandidati demokrat presidencial, senatori Barak Obama, siguroi fitoren e dhjetë me radhë kundër rivales së tij, senatores Hillëri Klinton, pas fitoreve të djeshme në shtetet Hauai dhe Uiskonsin.

Ndërkohë, mes kandidatëve republikanë, senatori i Arizonës Xhon Mekejn fitoi dje në Uiskonsin dhe shtetin Uashington. Senatori veteran fitoi ndjeshëm ndaj rivalit të tij, ish guvernatori i shtetit Arkansa, Majk Hakëbi, duke iu afruar edhe më shumë emërimit nga partia e tij.

Demokrati Obama fitoi ndjeshëm ndaj senatores së Nju Jorkut Klinton në shtetin e tij të lindjes Hauai. Ai fitoi me mbi 10 përqind në shtetin Uiskonsin. Senatori i Ilinoit kryeson në numrin e delegatëve, që nevojiten për të siguruar emërimin e partisë.

Ndërsa senatori republikan e ka thuajse të sigurtë emërimin e partisë, zoti Mekejn iu referua shumë pak senatorit Obama gjatë një tubimi në Ohajo, duke thënë se do të bëjë të gjitha përpjekjet që amerikanët të mos gënjehen nga ato që ai i quajtu thittje elokuente, por të zbrazëta për ndryshim.

Duke folur para përkrahësve të tij në Teksas, senatori Obama përsëriti thirrjen e tij për ndryshime, duke thënë se zoti Mekejn përfaqëson politikat e dështuara të së kaluarës. Ndërkohë në shtetin Ohajo, senatorja Klinton tha se ajo dhe jo zoti Obama, ka përvojën e duhur dhe është gati të marë presidencën. (ze)

XS
SM
MD
LG