Lidhje

Dita e Shën Valentinit në Romë


Ditën e Shën Valentinit, veç mënyrave tradicionale të festimit, siç janë dhuratat për të dashurit e zemrës, lulet, apo çokollatat, shumë çifte në Romë, italianë dhe të huaj, kanë fatin këtë vit ta festojnë këtë ditë edhe me një vizitë në Galerinë e Famshme të Romës, Villa Borghese, ku janë ekspozuar disa nga veprat më të njohura të artit botëror me temë romantike.

Pikërisht me rastin e ditës së Shën Valentinit, Villa Borgeze e ka përgjysmuar biletën e hyrjes së vizitorëve, nga 8 në 4 Euro, duke u dhënë kështu mundësi më shumë të dashuruarve të njihen me vepra arti me famë botërore, si pikturat me "Dashuri e shenjtë dhe profane" e Titianit, skulpturën e Berninit, "Apollo dhe Dafne" e shumë të tjera.

Përveçse është një qytet me vlera të pakrahasueshme kulturore dhe ku ka një numër të madh veprash arti që, Roma njihet si Qyteti më Romantik i botës.

XS
SM
MD
LG