Lidhje

Mynih:  Solana, Basha komentojnë për pavarësinë e Kosovës


Duke komentuar në Mynih rreth datës 17 shkurt, për të cilën një zyrtar i lartë serb thotë se do të jetë dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha: “Nuk pres të ndodhë ndonjë gjë më 17. Nuk e di çfarë është kjo datë”.

Zoti Solana tha ndërkohë se Rusia nuk është treguar konstruktive në përpjekjet për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën. Gjithashtu ai hodhi poshtë shqetësimet e shprehura nga zëvendës kryeministri i parë i Rusisë, Sergej Ivanov, se rajone të tjera separatiste në botë do të ndiqnin shembullin e Kosovës nëse ajo shpall pavarësinë.

Komente për Kosovën në Mynih bëri edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha: "Besojmë fuqimisht se pavarësia e Kosovës mbi bazën e planit Ahtisari do të jetë një faktor stabilizimi në rajon. Kjo do të jetë fundi i një krize që filloi dy dekada më parë. Ne besojmë gjithashtu se në bazë të këtij plani, pakica serbe në Kosovë do të gëzojë të drejta dhe garanci që janë pa precedent në rajon ose në botë,” tha ministri i jashtëm i Shqipërisë.

Ndërkohë, qindra shqiptarë nga Kosova që jetojnë jashtë, kanë filluar të shkojnë në Prishtinë duke shpresuar të marrin pjesë në festimet e pavarësisë. Agjencitë e udhëtimeve thonë se ditët e fundit kërkesat kanë qenë të shumta. //ii

XS
SM
MD
LG