Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ndodhet në Bagdat në një vizitë të panjoftuar për bisedime me komandantët amerikanë dhe me udhëheqësit irakianë.
Ndërkohë po sot, zoti Gejts u bëri një thirrje të drejtpërdrejtë qeverive evropiane për të dërguar më shumë trupa në Afganistan. Zoti Gejts i bëri komentet në një konferencë ndërkombëtare në Mynih të Gjermanisë para se të nisej për në Irak.
Ai tha se kërcënimi i ektremistëve islamikë është real dhe se shumë evropianë mund të mos e kuptojnë, sipas fjalëve të tij, përmasën e këtij kërcënimi për sigurinë e Evropës.
Zoti Gejts tha se situata në Afganistan po kërcënon ta kthejë NATO-n në një organizatë të ndarë mes atyre që duan të luftojnë ekstremizmin dhe të tjerëve.
Fjalimi i zotit Gejts është nje perpjekje tjeter amerikane për të nxitur aleatët e NATO-s të japin më shumë trupa dhe fonde për të luftuar ekstremistët talebanë në Afganistan. //ii