Demokratët Hillary Clinton dhe Barak Obama janë përfshirë në një betejë të ashpër për të fituar emërimin e partisë së tyre për kandidat për president, një përpjekje që mund të vazhdojë për javë ose muaj me rradhë. Ndërkohë, Republikani John McCain është kandidati kryesor për emerimin nga partia e tij. Pocesi për zgjedhjen e kandidatit për president nga partitë, është i gjatë dhe i ndërlikuar.
Objektivi është i njëjtë tek të dyja partitë: të sigurojnë sa më shumë delegatë që në kuvendet kombëtare të partisë, që zhvillohen nga fundi i verës së këtij viti, të fitojnë emërimin e partisë si kandidat për president. Për të arritur këtë, kandidatët konkurrojnë shtet pas shteti, nëpërmjet votimeve paraprake ose konferencave partiake për të fituar delegatë të cilët do t’i mbështesin ata në kuvendin kombëtar, ku partitë marrin vendimin përfundimtar se cili do të jetë kandidati i tyre për president.
Janë partitë politike të çdo shteti që vendosin se çfarë procesi të përdorin në shtetin e tyre për zgjedhjen e delegatëve. Stuart Rothenberg, i cili publikon një gazetë politike në Washington, ishte i ftuar në emisionin e Zërit të Amerikës “Fol me Amerikën” që realizohet përmes internetit. “Partitë përdorin këto sisteme, ose përpiqen të përdorin këto sisteme emerimi sipas dëshirës së tyre. Nuk është Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila krijon një sistem dhe ia imponon atë partive. Dhe kjo krijon mundësi që të jenë kaotike”. Prandaj New Hampshire dhe shtete të tjera favorizojnë zgjedhjet paraprake, ku votuesi shkojnë në qendra votimi dhe votojnë, ndërsa shtete të tjera si Iowa, preferojnë konferencat, ku i kërkohet votuesve të janë të pranishëm në mbledhje lokale dhe të shprehin preferencat e tyre për presidentin. Historikisht, ideja që votuesit të zgjedhin kandidatin për president është relativisht e re dhe e ka origjinën nga fundi i viteve ’60.
Më parë, shtetet, zyrtarët e zgjedhur lokalë dhe drejtuesit e partisë rreth e qark vendit kontrollonin procesin e emërimit për zgjedhjen e kandidatit. Çdo gjë filloi të ndryshojë në Partinë Demokrate në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70, kur reformatorët kërkuan një rol më të madh në procesin e emerimit të kandidatit. Tad Devine është analist i politikave të demokratëve. “Duke filluar nga vitet 1960, partia Demokratike kaloi nëpërmjet një procesi reformues, i cili ndërpreu një proces që dominohej nga të brendshmit dhe politikat e brendshme dhe filloi një proces ku ishin votuesit që vendosnin.” Si vazhdim i ndryshimit të sistemit për zgjedhjen e kandidatit të partisë nëpërmjet zgjdhjeve ose konferencave, demokratët gjithashtu vendosë që delegatët do të zgjidheshin mbi bazën e proporcionalit. Kjo do të thotë se si fituesi dhe ai ndodhet pas tij do të marrin një pjesë të delegatëve në dispozicion.
Republikanët gjithashtu e zgjedhin kandidatin për president nëpërmjet një seri zgjedhjesh dhe konferencash. Por shumica e konkurimeve të republikanëve janë; fituesi i merr të gjithë delegatët në dispozicion. Në Kuvendin e demokratëve, midis delegatëve janë dhe rreth 20% e tyre që quhen superdelegatë dhe që nuk janë zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve dhe konferencave dhe që nuk dihet se kë do të mbështesin. Ata caktohen nga zyrtarët e zgjedhur si guvernatorët, senatorët, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve ose zyrtarë lokalë, si dhe të zyrtarëve të lartë të partisë.
Republikanët kanë një grup të ngjashëm të cilin ata e quajnë delegatë të pa angazhuar dhe të cilëve nuk u kërkohet të shfaqin preferencë për ndonjë kandidat përpara kuvendit të partisë. Në garën e ngushtë presidenciale të demokratëve të këtij viti, super delegatët mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Bruce Miroff, pedagog i politikës në Universitetin Shtetëror të New York-ut në Albany, thotë se është vullneti i drejtuesve të partisë që krijoi konceptin e superdelegatëve në vitet 1970.
Zonja Clinton dhe zoti Obama janë shumë pranë për nga numri i delegatëve. Shumica e organizmave të shtypit parashikojnë se secili kandidat ka nga 800 deri në 900 delegatë. Për të siguruar emërimin e Partisë Demokratike për kandidat për president duhet të sigurosh 2500 delegatë. Në ana e republikanëve, duhen 1191 delegatë për të fituar emërimin. Duke u bazuar në përfundimet e mira të arritura nga kryesuesi John McCain në të martën e madhe, shumica e organeve të shtypit parashikojnë se ai është të paktën në gjysmën e rrugës për të arritur qëllimin e tij për të fituar emërimin.//rd//