Lidhje

Papa Benedikti pret Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu


Papa Benedikti priti dje në Vatikan Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.

Një njoftim i Vatikanit thotë se Papa dhe Presidenti i Kosovës kanë diskutuar për statusin e Kosovës. Udhëheqësit kosovarë kanë njoftuar për plane për shpalljen e pavarësisë ndoshta që javën e ardhshme.

Njoftimi saktëson se Ati i Shenjtë nuk u pozicionua në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Në njoftim thuhet se në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Vatikani do të ndjekë zhvillimet me një interes të veçantë dhe do t’i ndjeki në përputhje me komunitetin ndërkombëtar.

Vatikani iu bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për pajtim, drejtësi dhe paqe.

Disa vende perëndimore, përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur mbështetjen për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Serbia, e mbështetur nga Rusia, thotë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të dhunojë ligjet ndërkombëtare.//kk//

XS
SM
MD
LG