Dhjetra mijëra turq laikë dolën sot në protesta kundër një plani të qeverisë për të hequr ligjin dhjetra vjeçar që ndalon gratë të mbajnë shamitë e kokës në universitetet e Turqisë.
Protestuesit thërrisnin – Turqia është laike dhe do të mbetet e tillë ndërsa valvisnin flamurin kombëtar dhe marshonin drejt mausoleut të Mustafa Kemal Ataturkut në Ankara. Ataturku është themeluesi i Turqisë moderne dhe simbol i identitetit të saj laik.
Ministri i jashtëm i Turqisë Ali Babaxhan tha sot se Turqia duhet të heqë këtë ligj si pjesë e reformave demokratike të nevojshme për të fituar anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Këtë javë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare dorëzuan një propozim në parlament për të hequr ligjin për shamitë në universitete. //IB