Udhëheqësit politikë të Kenias kanë rënë dakord për një plan të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës pas zgjedhore në vend që ka lënë rreth 850 të vrarë.
Ish Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anna, tha se palët ranë dakord për një platformë katër pikash për bisedimet që ai po kryeson në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
Zoti Annan tha se të dy palët besojnë se mund të vënë në jetë tri pikat e para të marrëveshjes brenda 15 ditësh. Ai tha se ato përfshijnë marrjen e masave të menjëherëshme për përfundimin e dhunës, përgjigjen ndaj krizës humanitare në Kenia dhe zgjidhjen e krizës politike që u bë shkak për shpërthimin e dhunës.
Nuk ka ende njoftime lidhur me mënyrën se si palët do t’i trajtojnë këto probleme dhe pikën e katërt të planit, zgjidhjen afat-gjatë të tensioneve politike në Kenia.
Udhëheqësi i opozitës keniane, Raila Odinga, akuzon Presidentin Mwai Kibaki për manipulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Protestat që shpërthyen pas zgjedhjeve u shdërruan më pas në dhunë fisnore. //rd//