Lidhje

Shkencëtarët krijojnë krahun e parë artificial, bionik


Kompania britanike "Touch Bionics" ka krijuar dorën e parë bionike të tregëtueshme në botë. Kompania e paraqiti për herë të parë këtë arritje në Britani në shtator të vitit 2006 dhe në Shtetet e Bashkuara në korrik. Përdoruesit thonë se proteza elektronike është një përmirësim i madh krahasuar me duart e mëparëshme artificiale.

Lindsi Blok ka lindur me krahun e majtë të pazhvilluar dhe ka vënë një protezë artificiale, që kur ishte fëmijë. Donald MekKillip pësoi aksident në rini, dhe mjekët i prenë dorën. Dhe ushtaraku në pension Huan Arredondo humbi dorën nga një bombë në anë të rrugës në Irak.

"Rreth orës 9:30 të mëngjesit më 28 shkurt të vitit 2005, shpërtheu një bombë. Po ngisja makinën atë ditë dhe bomba më këputi dorën, e cila mbeti në timon",- kujton ai.

Sot ata tregojnë për aftësi dhe shkathtësi të duarve të tyre artificiale nga kompania "Touch Bionics", një firmë britanike që drejtohet nga Stuart Mead.

Kemi mundur të marrin teknologji nga fusha të tjera dhe t’i bashkojmë ato për të prodhuar dorën e parë vërtetë bionike në botë.

Secila protezë është e ndërtuar në mënyrë individuale për të sigurar përshtatjen e duhur.... Duart artificiale kanë elektronikë të sofistikuar që vë në lëvizje pesë motorë duke lejuar secilin gisht të funksionojë në mënyrë të pavarur.

"Mënyra sesi funksionon dora është e tillë – pacienti mendon një venprim dhe truri dërgon një sinjal përmes sistemit nervor qëndror tek një grup muskujsh. Proteza e lexon këtë sinjal dhe komandon dorën të hapet e mbyllet. Pjesa më inteligjente e dorës artificiale është mënyra sesi përshtatet ndaj objekteve me forma të ndryshme.",- shpjegon ai.

Pasi vuri dorën, Huan Arredondo kryen me të veprime me lehtësi. David Glou i kompanisë "Touch Bionics" shpjegon se deri tani duart artificiale kanë qenë të kufizuara.

Le ta vëmë këtë dorë në veprim - kjo është dora në një pozicion që do ta përdornim për të shtrënguar dorën. Pra ky pozicion do të jetë për të mbajtur objektet dhe këtë nuk e bën dot me dorën artificiale.

Tani dora mblidhet në një pozicion të tillë si për të futur çelësin në bravë, gjë që nuk e bën dot me duart elektrike ekzistuese. Dora e re artificiale mund të mblidhet gjithashtu në pozicionin e pickimit, kur takohen me njëra-tjetrën majat e gishtave.

"Me këtë dorë ke shumë mundësi. Nuk kam patur kurrë ndonjë dorë të tillë me të cilën mund të bëj kaq shumë. Duket se i ka të gjitha aftësitë e një dore të vërtetë. Duart bionike prodhohen për t’u afruar me ngjyrën e lëkurës së pacientit dhe kushtojnë nga 60 mijë në 150 mijë dollarë,"- thotë ai.//lk

XS
SM
MD
LG