Lidhje

Bashkimi Evropian, bisedime me Serbinë për heqjen e vizave


Serbia dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë bisedimet mbi një plan për të hequr vizat për shtetasit serbë që vizitojnë 27 vendet anëtare të BE-së.

Nën-presidenti i Komisionit Evropian Franco Fratini mbërriti sot në Beograd për bisedime me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë serbë. Takimi pason një vendim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën për t’i ofruar Serbisë një marrëveshje për tregti të lirë dhe heqjen e kufizimeve për viza, pa nënshkruar marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me këtë vend. Pjesa më e madhe e ministrave të Bashkimit e mbështetën nënshkrimin e marrëveshjes me shpresën për të shtuar shanset e zotit Tadiç për t’u rizgjedhur në postin e presidentit.

Perëndimi preferon reformistin Boris Tadiç, i cili konkuron këtë të dielë në raundin e dytë përballë ultranacionalistit Tomisllav Nikoliç, kandidat i Partisë Radikale serbe. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim se çështja e Kosovës mund ta nxisë elektoratin serb të mbështesë radikalët. //rd//

XS
SM
MD
LG