Ndërkohë që Bashkimi Evropian përgatitet të vendosë mbi përgjegjësitë e tij në Kosovë, organizata Amnesty International paralajmëron se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të të luftrave të viteve 90-të nuk duhet të lihen pa u ndëshkuar.
Në raportin e saj “Kosova – Sfidë për të korigjuar një mision të dështuar juridik të OKB-së” , organizata u bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre të Kosovës të përfundojnë shqyrtimin dhe të publikojnë rezultatet e punës së gjyqësorit ndërkombëtar dhe lokal për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet e luftës, për krimet kundër njerëzimit dhe krimet ndëretnike dhe të bëjë publike të gjitha vendimet dhe proces-verbalet e gjyqeve lidhur me këto krime.
Përfaqësues të Amnesty International vizituan Kosovën në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë mbërritur në konkluzionin se gjyqet vazhdojnë të jenë të vonuara pasi numëri i gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë është i vogël dhe ata nuk janë të përgatitur të gjykuar çështje penale në bazë të ligjit ndërkombëtar, rastet për t’u gjykuar janë të shumta, mbrojtja e dëshmitarëve është e pamjaftueshme dhe viktimat e dhunimit dhe krimeve të tjera seksuale nuk kanë mbështetjen e nevojshme.
Reforma ligjore, që është esenciale në trajtimin e këtyre çështjeve nuk ka hyrë në fuqi në formën e ligjit. Në raportin e saj “Kosova – Sfidë për të korigjuar një mision të dështuar jurdik të OKB-së” Amnesty International bën një sërë rekomandimesh për kryerjen e shpejtë të reformave të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë si Bashkimit Evropian për të krijuar kushtet që gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë të japin kontributin e premtuar për sistemin juridik të Kosovës, ashtu edhe Kombeve të Bashkura për të planifikuar ndihmën e tyre për sisitemin gjyqësor kalimtar në të ardhmen.
Amnesty International thekson se këto rekomandime duhet të vihen në zbatim me shpejtësi, në të kundërtën perspektiva për një paqe të qendrueshme në Kosovë, ku të respektohen plotësisht të drejtat njerëzore të gjithsecilit, do të jetë në rrezik. //bsa//