Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, takohet sot me Sekretaren e Shtetit Kondolisa Rajs dhe pritet që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe statusi i Kosovës të jenë temat kryesore të diskutimit mes ture. Ministri Basha ishte i ftuar dje nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në diskurimin me temë “Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe statusi i Kosovës”. Zoti Busha u bëri një ekspoze elokuente aspirateve të Shqipërisë për të hyrë në sturkturat eruo-atlantike, si dhe përgatitjeve të Kosovës për pavarësi.
Shqipëria, tha ministri i Jashtëm Basha, ka dy objekiva kryesore në rrugën e saj të reformave, anëtarësimin në aleancën e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Këto dy synime themelore, tha ai, gëzojnë edhe mbështetjen e shumicës dërmuese të popullatës, rreth 96 përqind të saj. Qeveria shqiptare theksoi zoti Basha, është e vetëdijshme se integrimi i vendit në të dy këto struktura kërkon reforma të thella dhe rezultative në një sërë fushash, ndër të cilat reforma në sistemin juridik dhe atë zgjedhor, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zoti Basha tha se në takimin e Bukureshit, Shqipëria shpreson të marrë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.
“Për t’ia arritur këtij qëllimi, menjëherë pasi bëri betimin në vitin 2005, qeveria e tanishme shqiptare i përqendroi përpjekjet e veta në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe rritjes ekonomike të vendit”.
Zoti Basha shpjegoi hollësisht masat e mara nga qeveria e tij dhe rezultatet e arritura në këto fusha. Ai vuri gjithashtu në dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, konkretisht kontributin e saj në Irak dhe Afganistan, si dhe në luftën globale kundër terrorizmit. Në fakt, komuniteti ndërkombëtar ka vënë herë pas here në dukje se reformimi i ushtrisë shqiptare ka qënë shembullor.
Ministri Basha theksoi veçanërisht rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkan, ku komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të zgjidhë një nga problemet e mbetura pezull, atë të statusit të Kosovës.
"Dita e pavarësisë së Kosovës është tashmë çështje ditësh ose të shumtën disa javësh. Udhëheqja e Kosovës ka treguar se është e aftë të drejtojë një shtet të pavarur dhe sovran, që edhe ai aspiron të integrohet në NATO dhe Bashkimin Evropian”.
Shqipëria, tha zoti Basha, po konsultohet dhe po bashkëpunon ngushtësisht me Prishtinën, Uashingtonin dhe Brukselin, jo vetëm për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe për periudhën pas pavarësisë, për konsolidimin e institucioneve të saj demokratike dhe rritjen ekonomike. Kosova, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, po vepron de-fakto si element konstuktiv i strukturave euro-atlantike. //ii