Lidhje

Shqipëri: Socialistët propozojnë Pakt Kombëtar për Drejtësinë


Në Shqipëri partia socialiste paraqiti sot Paktin Kombëtar për Drejtësinë, një dokument që i dorëzohet per miratim parlamentit dhe që përcakton cështjet që duhet të prekë reforma e këtij sistemi. Sipas kryetarit Edi Rama ky pakt duhet të përbëjë dokumentin kryesor për drejtësinë që të jetë i zbatueshëm pavarësisht nga rotacionet politike. Po sot socialistët paraqitën dhe planin afatshkurtër të veoprimit për hapat që duhen ndërmarrë para samitit të NATO-s.

Pakti i paraqitur sot nga kryetari socialist Edi Rama, i paralajmëruar që javën që shkoi, propozon momentet e ndërhyrjes për realizimin e refromës në sisitemin e drejtësisë. Ai përfshin organizimin e gjyqësorit dhe qeverisjen e tij, reformin e Prokuorisë, përfshirë këtu edhe përcaktimin e një mandati për prokuorin e Përgjithshëm, cështjen e financimit të sistemit të drejtësisë, raportet e gjyqësorit shqiptar me gjtykatat europiane, deri te cështjet e formimit dhe arsimimit juridik të gjyqtarëve.

Kryetari socialist Edi Rama propozon miratimin e këtij pakti nga parlamenti në mënyrë që ai të bëhet një dokument që të shërbejë si bazë pavarësisht rrokadave politike: "Pakti Kombëtar për Drejtësinë është një platformë parimesh që i detyron të gjitha partitë parlamentare shqiptare, të sillen e të veprojnë njësoj në raport me sistemin e drejtësisë, si kur janë në mazhorancë edhe kur janë në opozitë".

Sipas zotit Rama pakti është një garanci edhe për ndërkombëtarët se reforma në Drejtësi e kërkuar si kusht për anëtarsim në Nato, nuk është një lëvizje taktike para samitit të Bukureshtit: "Unë i ftoj të gjitha forcat politike ta lexojnë këtë projekt, pa paragjykime dhe të shtojnë të gjitha kontributet e tyre, për të përsosur përmbajtjen e tij dhe për ta bërë gati që ta votojnë në Kuvend, si një udhërrëfyes strategjik për reformën në drejtësi, e cila në tërësinë e saj, nuk është as punë javësh e as punë muajsh, por punë vitesh, që s’duhen humbur në asnjë mënyrë si deri më sot".

Po sot ky dokument dhe plani i veprimit afatshkurtër deri para takimit të Natos, u dorëzua edhe në komisionin e ligjeve. Plani i veprimit parashikon miratimin e ligjit për organizimin e gjyqësorit, i cili është në diskutim e sipër si dhe përcaktimin e kornizës për reformën në drejtësi e cila duhet të finalizohet në mars me miratimin e Paktit nga parlamenti. //iç//

XS
SM
MD
LG