Lidhje

Vdes kreu i Kishës Ortodokse greke, Kristodulos


Kreu i Kishës Ortodokse Greke, Peshkopi Kristodulos vdiq pas një lufte me kancerin në mëlçi. Zyrtarët e Kishës thanë se Peshkopi vdiq sot në orët e para të mëngjesit në Athinë, disa muaj pasi kishte pritur për transplantimin e mëlçisë në Shtetet e Bashkuara dhe një ndërhyrjeje kirugjikale të pasuksesshme. Ai ishte 69 vjeç.

Qeveria greke shpalli tri ditë zie kombëtare. Kryeministri grek Kostas Karmanlis e vlerësoi Peshkopin për punën e tij për ta afruar Kishën me publikun. Kristodulos u zgjodh Peshkop në vitin 1998 dhe ai admirohej së tepërmi nga grekët, pavarësisht se kishte krijuar pakënaqësi tek të dyja krahët e kishës, si tek ai liberal, edhe tek ai ultra-konservator.

Ai priti në Athinë Papa Gjon Palin e Dytë në vitin 2001, Kreu i Parë i Kishës Katolike që vizitonte kryeqytetin grek në më tepër se 1000 vjet, duke i zemëruar mbrojtësit e vijës së ashpër. Më pas, ai shkoi për vitizë tek Papa në Vatikan. Kryepeshkopi Kristodulos, po ashtu i zemëroi liberalët, me komentet e tij kundër homoseksualitetit, si dhe për përpjekjet e tij të mëdha, por të pasuksesshme, për ta shënuar fenë në kartat e identitetit që lëshon shteti.//lk

XS
SM
MD
LG