Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon shprehu shqetësimin për ngecjen e procesit për të ardhmen e Kosovës.
Zoti Ban e cilësoi ngecjen e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit si një situatë të rrezikëshme. Ai paralajmëroi se gjendja mund të zhvillohet me dinamikën e saj të pavarur, gjë që do të ishte shumë e rrezikshme. Por zoti Ban nuk tha nëse mbështet planet e Bashkimit Evropian për dërgimin e një force sigurie dhe policie në Kosovë, ose ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të legalizuar një mision të tillë.
Zoti Ban i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Janez Jansa, jashtë kryeqytetit të vendit, Lubjanë. Sllovenia mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. //iç//