Lidhje

Ish kryeministri rus Kasjanov nuk do të lejohet të kandidojë


Një zyrtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Rusisë tha se ish kryeministri Mihail Kasjanov nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Sekretari i këtij komisioni njoftoi sot se kërkesa e zotit Kasjanov për t’u regjistruar si kandidat nuk është e vlefshme sepse përmban dhjetra mijëra firma të fallsifikuara. Kandidatët e pavarur duhet të grumbullojnë të paktën 2 milion firma nga përkrahësit e tyre në gjithë vendin.

Ky komision pritet të marrë vendimin përfundimtar deri të dielën.

Ish kryeministri rus tha se do të luftojë kundër këtyre akuzave, madje i akuzoi autoritetet e Kremlinit për frikësim në mënyrë që ta bllokojë opozitën të jetë në gjendje të përdorë mjetet e shtypit.

Zoti Kasjanov ishte kryeministër gjatë mandatit të parë të presidentit Vladimir Putin, por u shkarkua dhe më vonë filloi të kritikonte Kremlinin.

Presidenti Putin, në bazë të kushtetutës, nuk lejohet të kandidojë për një mandat të tretë. (ze)

XS
SM
MD
LG