Liria në botë ka shënuar gjatë 2007 hapa prapa, konkludon raporti i organizatës "Freedom House" mbi të drejtat globale politike dhe civile.
Hartuesit e raportit shprehin shqetësim pasi prirja e sivjetshme përkon me rezultatet e vjetshme të analizës së kësaj organizata. Kufizimi i lirive i cili u vërejt në një të pestën e vendeve të botës, ishte më i spikatur në Azinë Jugore, por arriti në nivele të ndjeshme edhe në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore si dhe Afrikën nën-sahariane.
Ky kufizim ndikoi në një numër vendesh të mëdha dhe të rëndësishme politike përfshirë Rusinë, Pakistanin, Kenian, Egjiptin, Nigerinë dhe Venezuelën, ku keqësimi i gjendjes së të drejtave politike dhe civile ka ndikim më të gjerë rajonal dhe global. Raporti i rendit vendet e botës sipas 3 kategorive bazë: vende të lira, vende pjesërisht të lira dhe vende ku mungon liria.//lk