Lidhje

Presidenti Bush e paralajmëron Iranin për pasoja serioze


Presidenti Bush ka paraljmëruar Iranin se do të ketë “pasoja serioze”, në qoftë se sulmon anijet amerikane dhe theksoi se do të bëhet ç’është e mundur për të mbrojtur pasuritë amerikane.

Zoti Bush i bëri këto deklarata në konferencë shtypi sot në Izrael, vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan se motoskafë iranianë u ishin afruar anijeve të marinës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Sot më herët, zyrtarët iranianë akuzuan ushtrinë amerikane se e kishte e kishte fallsifikuar videon që paraqiste motorskavë ushtarakë iranianë duke iu afruar anijeve të marinën amerikane të djelën. Zyrtarët e Pentagonit i cilësuan akuzar absurde dhe thanë se kjo tregon se zyrtarët iraninë nuk e marrin seriozisht incidentin.

Në konferencën e sotme të shtypit, Presidenti Bush diskutoi gjithashtu edhe çështjen bërthamore të Iranit. Ai tha se Irani do të vazhdojnë të jetë kërcënim për paqen në botë, në qoftë se do të kishte njohuri për ndërtimin e armëve bërthamore.//lk

XS
SM
MD
LG