Lidhje

Sllovenia mbështet nënshkrimin e marrëveshjes BE-Serbi


Sllovenia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, thotë se e mbështet nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel i bëri këto komente sot, në një konferencë që mbajti lidhur me përparësitë e Sllovenisë si presidente aktuale e BE-së. Ai tha se beson që Serbia duhet të nëshkruajë marrëveshjen e Asocim Stabilizimit deri në fund të muajit.

Nënshkrimi i kësaj i kësaj marrëveshjeje do të ishte hapi i parë i Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Zoti Rupel tha se, që një vend të anëtarësohet, kërkohet një marrëveshje e njëzëshme e të 27 vendeve anëtare.

Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është i lehtë të arrihet, dhe ka ngecur deri tani për shkak se Beogradi nuk ka arrestuar dhe transferuar udhëheqësin e kohës së luftës të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe shefin e tij të ushtrisë, Ratko Mlladiç në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës. (ze)

XS
SM
MD
LG