Lidhje

SHBA: Zgjedhjet paraprake, si pergatiten dhe organizohen ato 


Më 8 janar shteti New Hampshire bëhet shteti i parë amerikan që voton në zgjedhjet paraprake të cilat përcaktojnë preferencat e votuesve për kandidatët presidencialë. Në materialin në vazhdim do të shohim se si e përgatisin skenën zgjedhjet paraprake për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale që mbahen në nëntor.

Shteti i New Hampshir është një shtet i vogël me rreth 1.3 milionë banorë. Por kur ky shtet voton, tërheq vëmendjen e mbarë vendit dhe rezultatet e zgjedhjeve reflektohen deri në Shtëpinë e Bardhë. Çdo katër vjet ky shtet bëhet qendër e politikës amerikane. Ky shtet është i pari që mban zgjedhjet paraprake ku votuesit shprehin preferencat e tyre për një kandidat republikan apo demokrat. Në shumicën e shteteve, votuesit e regjistruar mund të votojnë vetëm për kandidatët e partisë të cilës i përkasin por në shtetin New Hampshire dhe disa shtete të tjera ata mund të votojnë për në zgjedhjet e secilës parti. Qëllimi i zgjedhjeve paraprake është që tu mundësojë kandidatëve që ta prezantojnë veten para votuesve, tu mundësojë votuesve që të njihen me kandidatët dhe të analizojnë ata më mirë, ” thotë Candice Nelson nga Universiteti Amerikan në Washington.

Kandidatët në zgjedhjet paraprake bëjnë fushatë duke shkuar dhe takuar votuesit përsonalisht në qytete të ndryshme, duke marrë pjesë në tubime të ndryshme dhe mënyra të tjera për tu afruar me ta.

Kandidatët presidencialë vizitojnë gjithmonë shtetin New Hampshire para zgjedhjeve paraprake. Ata dhe ekipi i tyre zgjedhor deri në momentet e fundit para mbylljes së qendrave zgjedhore, siq shihet në vazhdim me senatorin John Kerry në zgjedhjet e vitit 2004. "Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të ftojmë njerëzit që të dalin në zgjedhje. Ne duhet ti thërrasim ata dhe të trokasim në dyert e tyre. Ne duhet ta përfundojmë misionin tonë.”

Periudha 3-4 mujore e mbajtjes së zgjedhjeve paraprake është ngushtuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit sepse shtetet mbajnë ato gjithnjë e më herët në përpjekje për të tërhequr më shumë vëmendje dhe influencë në zgjedhjen e kandidatit të partisë pë zgjedhjet presidenciale. Disa kanë propozuar që të gjitha shtetet të mbajnë zgjedhjet paraprake në një ditë të njejtë. Profesosi Mark Rom nga Universiteti Georgetown shpjegon argumentet pro dhe kundër një propozimi të tillë. ”Përparësia më e madhe e mbajtjes së zgjedhejve paraprake në të njejtën ditë është se votat do të numëroheshin në të njejtën kohë dhe kjo është një gjë e mirë. Ana negative e kësaj është se një gjë e tillë u jep përparësi kandidatëve që kanë mbledhur më tepër para dhe atyre që gëzojnë një popullaritet më të madh në fillim të garës zgjedhore.”

Në zgjedhjet paraprake vota ata që votojnë për një kandidat presidencial janë delegatë të atij kandidat i në konventën e asaj partie e cila mbahet rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Kandidati me numrin më të madh të delegatëve bëhet kandidat i partisë në zgjedhjet presidenciale në nëntor të cilat zgjedhin udhëheqësin e vendit. //ii

XS
SM
MD
LG