Lidhje

Khamenei: Teherani mund të vendosë marrëdhënie me SHBA-në


Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollahu Ali Khamenei tha se Teherani mund të vendosë një ditë marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, tani nuk është koha e duhur, pasi nuk ka ndonjë përfitim për Iranin.

Zoti Khamenei u citua sot nga shtypi shtetëror iranian gjatë komenteve që bëri në një takim me studentët në qytetin Jazdi.

Zoti Khamenei tha se mungesa e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara është një nga politikat kryesore të Iranit, por shtoi se Teherani nuk ka thënë se këto marrëdhënie nuk duhen vendosur kurrë. Rifillimi i marrëdhënieve tani, tha ai, do të ishte i dëmshëm për Iranin.

Udhëheqësi suprem tha gjithashtu se Irani nuk do ta ndërpresë punën për programin bërthamor. Zoti Khamenei ka autoritetin përfundimtar për gjithë vendimet shtetërore në Iran.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u prishën në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik Iranian gjatë të cilit, ekstremistët pushtuan ambasadën amerikane në Teheran. //iç//

XS
SM
MD
LG