Votuesit në shtetin mesperëndimor të Ajovës zgjedhin kandidatët e tyre të preferuar republikanë e demokratë për president sot. Votimi në Ajova përbën provën e parë në zgjedhjet paraprake presidenciale të 2008. Ndërkohë kandidatët vazhdojnë fshatën edhe në minurat e fundit para këtij votimi të rëndësishëm.
Kandidatët po bëjnë thirrjet e fundit para zgjedhjeve në Ajova. Kandidatët e bëjnë në mënyra të ndryshme thirrjen: “Voto për mua”. Ja si shprehet Xhon Eduards:
"Kjo valë ndryshimesh që fillon këtu në Ajova do të përfshijë të gjithë vendin”.
"Ne jemi në një moment vendimtar të historisë. Vendi ynë është në luftë, planeti ynë është në rrezik,” thotë senator Barak Obama.
"Merrni pjesë në zgjedhjet e para dhe sëbashku ne do të shënojmë një ngjarje historike,” thotë senatorja Hilari Klinton.
Shumica e anketave tregojnë se kandaidatët demokratë janë në një garë të ngushtë për të fituar emërimin e Partisë Demokrate. Secili prej tyre përdor taktikat e tij për të avancuar. Edwards qendorn zgjuar gjithë natën dhe i quan momentet e fundit të fushatës së tij “Maratonë 36-orëshe për shtresën e mesme”. "Unë do t’ju rikthej forcën e demokracisë dhe do të krijoj atë shtesë të mesme tek e cila ne besojmë, ku çdokush përfiton dhe ku çdokush ka mundësi për të ecur përpara”.
Gara e ngushtë mund të sjellë zgjedhësit në votime në numër të madh dhe kandidatët t’u transmetojnë atyre mesashin e tyre, por fushata intensive mund të çojë edhe në konfuzion. "Duket se ne mund të kemi arritur diçka, Sioux City," thotë senator Obama. Problemi është se Barak Obama ishte në qytetin Council Bluffs dhe jo në Sioux City.
Si ai ashtu edhe Senatorja Clinton filluan reklama dy minutëshe në stacionet lokale televizive të Ajovës. Gjatë dy javëve të fundit, banorët e Ajovës janë bombarduar me mesazhe të kandidatëve në media, pëfshirë edhe telefonatat nga kandidatët, aq sa nuk mund ta përbajnë indinjatën e krijuar nga këto ngacmime.
Edhe kandidatët e partisë republikane u kanë telefonuar votuesve. Kandidatët kryesorë të kësaj partie janë ish governatorët Mike Hakëbi dhe Mitt Romni.
Huckabee, që është prift, parafrazon Biblën: "Ne duhet të marrim një vendim të vështirë këtë javë, t’u bëjmë të tjerëve atë që na kanë bërë ata ne, apo të bëjmë për ta atë që do të dëshironim që ata të bënin për ne,” thotë zoti Hakëbi.
Romni, ka shpenzuar 17 millionë dollarë për fushatën e tij. "Mendoj se ne do të kemi sukses. Nuk mund të them nëse do të jemi në vend të parë apo të dytë, por do të marrim një prej medaljeve, atë të arit ose të argjendit”.
Shteti i Ajovas hap sot siparin e votimeve paraprake që do të vazhdojnë në të 50 shtetet amerikane. Por meqënëse ato janë votimet e para për emërimin e kandidatëve për zgjedhjet e 2008-tës, i gjithë vendi është i interesuar të shikojë nëse votuesit do të kenë të njejtin sukses edhe në shtetet e tjera. //ad//