Policia franceze filloi zbatimin e ligjit për të ulur pirjen e duhanit, ligj që ndalon përdorimin e tij në kafene, restorante, bare dhe klube nate.
Gazetat franceze njoftojnë se gati 200 mijë inspektorë të shëndetit publik filluan kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit. Në shkurt, ky ligj do të shtrihet edhe në zyra, shkolla, aeroporte dhe vende të tjera publike. Disa baristë dhe duhanxhinj kanë shprehur zhgënjim ndaj këtij ligji, i cili dënon me 93 dollarë gjobë shkelësit. Pronarët që nuk e zbatojnë atë dënohen me 198 dollarë. Një ligj i ngjashëm hyri në fuqi dje në tetë nga 16 shtetet gjermane si dhe në Portugali.
Lajmet nga Lisbona bëjnë të ditur se kreu i agjencisë përgjegjëse për zbatimin e ligjit u fotografua duke pirë duhan në një kazino jashtë Lisbonës pasi ligji kishte hyrë në fuqi. //rd//