Autoritetet shqiptare dënuan sot pasdite atentatin e rëndë ndaj ish kryeministres së Pakistanit Benazir Buto, që çoi në vdekjen e saj.
Kryeministri Sali Berisha përmes një deklarate të vecantë flet për një akt të shëmtuar terrorist dhe vlerëson figurën e zonjës Buto si një nga personalitetet më të shquara të Pakistanit, por edhe më gjerë.
“E kthyer në vendin e saj për të ndërtuar demokracinë dhe shtetin ligjor, Benazir Buto ishte një shtetare e madhe, shtyllë kryesore e aspiratave për demokraci të popullit të saj” shprehet kryeministri duke theksuar se atentati i sotëm “lëshon, njëkohësisht, apelin për vendosmëri absolute në luftën kundër terrorizmit, këtij armiku kryesor të kombeve të lira sot”.
Edhe ministria e jashtme ka shprehur “ tronditje dhe hidhërim të thellë për ngjarjen tragjike” e provokuar, sic lexohet ne deklaratën e saj, nga "një akt i rëndë e i rrezikshëm." //bsa//