Lidhje

Turqia vazhdon operacionet kundër rebelëve kurdë


Ushtria turke thotë se ka vrarë rreth 150 deri 175 rebelë kurdë me goditjet ajrore të një dite të vetme në Irakun verior në mes të muajit. Ushtria turke njoftoi sot se avionët e saj goditën dhjetëra objekte të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në operacionet e 16 dhjetorit.

Ushtria bën të ditur se numri i të vrarëve nuk përfshin rebelët që gjetën vdekjen në shpella apo vende të tjera strehimi. Këto deklarata të ushtrisë turke nuk janë konfirmuar deri tani nga burime të pavarura. Sipas njoftimeve avionët turq kryen një tjetër sulm në Irakun verior sot, pasi vërejtën rebelë të PKK-së gjatë një misioni vëzhgimi.

Burime të kurdëve irakianë thonë se u bombarduan dhjetëra fshatra të braktisur, por nuk ka pasur njoftime për dëme në njerëz. Në një zhvillim tjetër, ushtria turke njofton se trupat vranë sot 5 rebelë të PKK-së në një përleshje pranë kufirit me Irakun. //ad//

XS
SM
MD
LG