Lidhje

Mesazh me rastin e Krishtlindjeve i Mbretit Albert të Belgjikës


Mbreti Albert i Belgjikës u ka bërë thirrje komuniteteve franceze dhe holandeze që të lënë menjanë mospajtimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e krizave që paralizuan vendin për një kohë të mirë të vitit që po lëmë pas.

Në mesazhin e tij me rastin e Krishtlindjeve, monarku tha se përplasjet nganjëherë të lënë përshtypjen se lidhjet e Belgjikës me vendet e huaja janë të organizuara më mirë sesa ato ndërmjet dy komuniteteve etnike të vendit.

Mbreti theksoi rëndësinë e vendosjes së linjave të komunikimit ndërmjet grupeve dhe u bëri thirrje dy komuniteteve që ndërtojnë marrëdhënie kumptimplota dhe të mësojnë gjuhët e njëra-tjetrës. Të djelën parlamenti miratoi qeverinë e re të kryeministrit Guy Verhofstad, duke i dhënë kryeministrit edhe një afat kohor prej tre muajsh për të gjetur zgjidhje lidhur me çështjet e ngutëshme ekonomike. Belgjika ka qënë e paralizuar që nga zgjedhjet e përgjithshme në qershor pasi Partia Kristian Demokrate e komunitetit holandez, nuk arriti të formonte një koalicion me partitë e komuniteteve franceze në pjesën jugore të Wallonia-s. (ze)

XS
SM
MD
LG