Lidhje

Mbretëresha britanike Elizabet në Youtube për Krishtlindjet


Autoritetet në Britani, thanë se Mbretëresha Elizabet ka në plan ta nxjerrë mesazhin e saj të përvitshëm për Krishtlindjet në Internet për herë të parë, me një video në faqen e internetit Youtube.

Media britanike bën të ditur se mesazhi me video i Mbretëreshës do të qendrojë në faqen e internetit Youtube për rreth 15 orë, gjatë ditës së Krishtlindjeve. Copëza të tjera që paraqesin monarkinë Britanike kanë dalë ndërkohë në Internet po në faqen youtube nën titullin ”kanali zyrtar i monarkisë Britanike”.

Videot e kaluara të urimit të Krishtlindjeve të mbretëreshës së Britanisë, përfshijnë edhe urimin e saj të parë në televizion, 50 vjet më parë. //ii

XS
SM
MD
LG